Nga Shkodra, kryeministri Sali Berisha iu drejtuar demokratëve që mbështesin Lulzim Bashën se duhet të heqin dorë nga ai.
Sipas Berishës, Basha është turpi i historisë dhe se atë e pret vrima e miut nga ai që e quan si një revolucion që nuk ka të ndalur.
Berisha shtoi se ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve, dhe me lirinë e pluralizmin në vend, raporton oranews.
‘’U drejtohem të gjithë atyre demokratëve, që akoma në mënyrën më të pabesueshme dëshmojnë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bravën, hiqni dorë prej tij. Hiqni dorë, se ai është turpi i dheut, turpi i historisë. U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj. Ndahuni nga Lulzim Basha, se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve. Shqiptarët që mbështesin Bashën, tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit, me pluralizmin politik në Shqipëri’’, tha ai.