Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar deputetë që munguan dje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për votimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Bajqinovci veprimin e tyre e ka quajtur cenim të sovranitetit të shtetit tonë.
Ai ka thënë se detyra e obliguar e deputetit është të mbrojë sovranitetin e shtetit të përcaktuar me kushtetutë.
Postimi i plotë i tij:
Sipas Kushtetutes sovraniteti i shtetit buron nga populli dhe ushtrohet nga deputetët.
Prandaj deputetët janë të obliguar të mbrojnë sovranitetin e shtetit të përcaktuar me kushtetutë.
Çdo mosveprim i tyre nënkupton cenim të sovranitetit të shtetit./InLajmi/