Një kamion është kapluar nga zjarri në lagjen “Dardania” , gjegjësisht në rrugën Dalmatët” në Prishtinë, ndërsa si pasojë e kësaj është lënduar një person, përcjell InLajmi.
Nga ky zjarr që ka ndodhur në këtë lagje janë djegur 3 makina të cilat kanë qenë të parkuara në parking.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes janë parë njësitet e zjarrfikësve që e kanë lokalizuar zjarrin si dhe Policia e Kosovës.
Agron Borovci, zëdhënës në Policinë e Kosovës, në një prononcim për Gazetën InLajmi ka thënë se deri më tani raportohet për një person të lënduar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”,tha Borovci. /InLajmi/