Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker 23 vite më parë pati pa tmerrin me sytë e tij në Masakrën e Reçakut, ndërsa fjala e tij atë kohë ishte se ‘ajo që pa ishte masakra më e tmerrshme që ka, përcjell InLajmi.
Sot në 23 vjetorin e rënies së 45 civilëve në këtë vend, Walker i cili kësaj here nuk arriti të vijë në Kosovë për shkak të disa problemeve shëndetësore por edhe masave anti-Covid ndër të tjera u shpreh i shqetësuar edhe për një fakt tjetër, mungesën e energjisë elektrike në Kosovë.
“Jam i pikëlluar të dëgjoj për mungesën e energjisë elektrike dhe që Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin. Këto gjëra më pengojnë”,ka shtuar tutje ish-diplomati amerikan./InLajmi/

















