Lajmin e ka bërë të ditur i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar sonte rreth orës 22:30, në vendkalimin administrativ të Merdarës, pa asnjë bazë ligjore dhe vepër penale, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve, Marko Jankoviq”, ka thënë Petkoviq.
Sipas tij, Jankoviq ishte i shoqëruar nga 2 kamionë që po transportonin materialet zgjedhore të KQZ-së për referendumin e së dielës, por që deri më tash nuk është lejuar nga institucionet e Kosovës.
Petkoviq ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuan 2 kamionë me materiale zgjedhore, raporton Insajderi.org.
”Për këtë demonstrim të ashpër të forcës dhe shkeljen e marrëveshjes, sonte urgjentisht e njoftova përfaqësuesin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe kërkova që Jankoviq dhe 3 shoferë të lirohen të lirë. Bëhet fjalë për një skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”, ka thënë ai.