Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Priten ngrica kryesisht të dobëta në mëngjes, por temperaturat të jenë në “plus” të rriten gjatë ditës.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale, pra pritet mot kryesisht stabil në tërë rajonin.
Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Do të vazhdojnë ngricat kryesisht të dobëta të mëngjesit dhe kthjellimet gjatë ditës, me vranësira të pakta lokale, shkruan Meteo Ballkan.
Të martën në Kosovë pritet të kemi një front të ftohtë nga veriu dhe verilindja me reshje kryesisht të dobëta lokale bore