Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të vendit. Instituti i Gjeoshkencës bën me dije se lëkundja ndodhi pak pas mesditës së sotme dhe pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.
Tërmeti pati një thellësi 14 kilometra, përcjell Gazeta Blic
Një natë më parë, zona u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe sizmologët i tremben riaktivizimit të tërmeteve në këtë territor të vendit, i cili deri më tani ka qenë i qetë.