Është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës Rezoluta e cila shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë, përcjell InLajmi.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur konsensusin në mes të grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë.
Sipas presidentit të vendit, institucionet, të gjitha njëzëri e refuzojnë mbajtjen e referendumit serb në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare.
Postimi i plotë i saj:
Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë./InLajmi/