Masakra e Reçakut e kryer nga okupatori serb, ku u masakruan 45 civilë ishte njëra nga dëshmitë më të mëdha për botën ndërkombëtare se duhet intervenuar nga NATO, përcjell InLajmi.
Për këtë masakër të kryer 23 vite më parë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot në 23 vjetorin, ka thënë se është krim i madh i Serbisë, ndër mijëra krime, i cili duhet ndëshkuar e kurrë nuk duhet harruar.
E barbarinë e tmerrshme në Reçak, ministri Mehaj tha se as nuk e falim, dhe as nuk e harrojmë.
Postimi i plotë i tij:
E vërteta kriminale e Serbisë,
Masakra e Reçakut – 15 janar 1999, është një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë – ndër qindra masakra.
Është krim i madh i Serbisë – ndër mijëra krime, i cili duhet ndëshkuar e kurrë nuk duhet harruar.
Këtu u masakruan 45 shqiptarë, mes tyre edhe një grua.
Masakra e Reçakut është krim kundër njerëzimit dhe si i tillë u dëshmua nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ëiliam Ëalker, dëshmi kjo që më pas solli ndërhyrjen e NATO-së, ndaj caqeve serbe.
Barbarinë e tmerrshme në Reçak, as nuk e falim, as nuk e harrojmë!/InLajmi/