Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës lidhur me referendumin serb ka theksuar se Qeveria e Kosovës, nuk është qeveri anti serbe, madje përmendi se në kabinetin e tij qeveritar ka ministra e zëvëndësministra serb e këshilltarë, raporton InLajmi.
“Ministra e zëvendësministra e këshilltarë ka në Qeverinë time. Policët kur e luftojnë krimin nuk zbatojnë urdhra të qeverisë por prokurorisë, ata janë organ i shtetit i cili vepron në zbatim të ligjit”,tha Kurti.
Tutje, ai foli shkurtimisht për referendumin serb, si përgjigje e deputetëve të cilët pyetën se pse po mbahet sot seancë.
“Derisa kjo temë është aktuale në çdo shtëpi, po flitet për të, nuk do të ishte e drejtë të mos flitej në Kuvendin e Kosovës. U quajt e jashtëzakonshme sepse normalisht Kuvendi është në pushim”,tha tutje ai./InLajmi/