Janë bërë 23 vjet nga lufta në Kosovë, ku janë vrarë mbi 13.500 persona, në mesin e tyre fëmijë, gra, pleq e civilë, përcjell InLajmi.
Ndërkohë ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak.
Më 15 janar 1999 kriminelët dhe paramilitarët serbë bënë një masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëpunëtorë ka nderuar të rënët në masakrën e Reçakut.
Haradinaj, tha se masakra e Reçakut është dëshmi e krimit gjenocial, ndërsa uroi se kjo që i ka ndodhur Kosovës mos t’i ndodhë asnjë populli.
Postimi i plotë i tij:
Masakra e Reçakut është dëshmi e krimit gjenocidal, që shënoi momentin vendimtar të kthesës, gjatë luftës sonë për liri e pavarësi.
Le të mbetet ky krim, në kujtesën historike me uratën që mos t’i ndodh asnjë populli, ajo që ju ndodhi shqiptarëve në fund të shekullit njëzet.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!
RH
/InLajmi/

















