Gripi sezonal në Kosovë vazhdon të jetë prezent duke prekur të gjitha moshat, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë sot Ministria e Shëndetësisë ka bëri përsëri apel që tëvaksinohen qytetarët me vajsinën kundër gripit që është mbrotja më e mirë.
“OBSH ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë.Të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen kundër Gripit sezonal”,bëhet me dije në njoftimin e MSH-së.
Ndryshe, vaksinimi bëhet në çdo komunë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Gripi është sëmundje serioze që prek të gjitha moshat. Mund të parandalohet përmes vaksinës, që është mbrojtja më e mirë.
OBSh ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë.
Të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen kundër Gripit sezonal!
Përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet.
Sezoni i gripit zgjat deri në maj, prandaj qytetarëve u rekomandohet që të vaksinohen.
Vaksinimi bëhet në çdo komunë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Vaksinohu kundër Gripit sezonal!
Vaksinohu kundër COVID-19!
Mbroje veten dhe familjen!/InLajmi/