Edhe kjo ndodhi në Kosovë, konkretishtë në Obiliq, jo rastësishtë thonë ” rrugë të mbarë” dhe “ardhësh mirë” përcjell InLajmi.
Një veturë derisa ishte në lëvizje pa pritur e tajkalon një veturë tjetër dhe pastaj një person fillon të gjuaj në drejtim të personit me të cilin dyshohet se kanë pasur një mosmarrëveshje më herët.
Kështu njofton Policia e Kosovës ku thuhet se “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari me veturën e tij e kishte tejkaluar dhe i kishte bllokuar rrugën e më pas kishte dalë nga vetura dhe kishte shtënë me revole në drejtim të viktimës”
Ky i fundit ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është paraqitur në stacion policor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt/InLajmi/