Në 23 vjetorin e masakres së Reçakut nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar 45 viktimat, përcjell InLajmi.
Çitaku tha shqiptarët e Kosovës u masakruan brutalisht dhe se për një krim të tillë, Serbia ende s’ka kërkuar falje.
“15 janari i vitit 1999 është një ditë që gjithmonë do ta kujtoj. 45 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan brutalisht nga forcat ushtarake serbe. Fshati i Reçakut u bë dëshmitar i një tmerri atë ditë. Fatkeqësisht, 23 vjet më pas, qeveria serbe nuk ka kërkuar falje për krimet”, ka shkruar Çitaku në Twitter. /InLajmi/