Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë sërish është ngritur alarmi me dyshimin për një bombë, madje kjo për të 4-ën herë, përcjell InLajmi.
Sikurse edhe 3 herët e tjera edhe kësaj here është konfirmuar se ka qenë alarm i rrejshëm.
Ky alarm ka rezultuar i rrejshëm pasi që dikush nga pasagjerët e harroi një çantë me rroba.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Alarmi ka qenë i rremë, sepse dikush e ka harruar çantën, e cila ka qenë me rroba”,tha Ahmeti./InLajmi/