Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, raporton InLajmi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë seancë të Kuvendit që po mbahet tha se nuk po e kupton se përse është kërkuar të jenë këtu sot deputetët, ndërsa theksoi se çështje e referendumit nuk ka nevojë për trajtim parlamentarë.
“Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër është çështje e mbyllur para se të nisë. Referendumi i shtetit të Serbisë për arsye destabilueze mohon rendin tonë kushtetues dhe me referendum dëshiron të dëshmoj shtrirjen në Kosovë. E paqartë mbetet nevoja e kësaj seance, deklaroi ai
Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të zbatojë të gjithë mekanizmat e rendit kushtetutes në Republikën e Kosovës.
“S’mund të kesh më qëndrime tani ke vetëm vendime. Mere përgjegjësinë mbi supe”, tha më tej ai ./InLajmi/