Të paktën 4 raketa kishin vënë në cak ambasadën e SHBA-së në Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit, duke plagosur 2 civilë, sipas dy zyrtarëve irakianë të sigurisë.
3 nga raketat goditën brenda perimetrit të Ambasadës së SHBA-së të enjten, thanë zyrtarët. Një tjetër goditi një shkollë që gjendej afër një kompleksi banimi, duke plagosur një grua dhe një vajzë. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me media.
Shkolla ishte në kompleksin rezidencial al-Qadisiyah pranë objektit diplomatic, shkruan Al Jazeera,
Ende nuk dihet se kush qëndron prapa sulmit, transmeton Telegrafi
Një deklaratë ushtarake irakiane tha se raketat ishin lëshuar nga lagjja Dora e Bagdadit.