Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci në konferencën e parë ka folur për mbarëvajtjen e procesit mësimorë në vendin tonë, në theks të veçantë ka folur edhe për çështjen e vaksinimit të punonjësve të arsimit, raporton InLajmi.
Pupovci tha se vaksinimi është mbrojtja nga koronavirusi.
“Shkallen e vaksinimit të mësimdhënësve e kemi të lakmueshme pra diku 90%. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për studentët, nxënësit. Në emër të MASHTI-it, kërkojmë të bëhet vaksinimi i fëmijëve 12 vjeç, studentët e familjarët. I lus gjithë të respektojnë masat në mënyrë që ta ruajnë shëndetin publik”,tha Pupovci InLajmi/