Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas letrës nga sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke thënë se e mirëpret mbështetjen nga SHBA-të, përcjell InLajmi.
Sipas, Kurtit angazhimi i Shteteve të Bashkuara kundrejt shtetit të Kosovës është mjaftë i madhë e që për këtë populli dhe vet kryeministri janë mirënjohës.
Kurti është shprehur i gatshëm për bashkëpunim më shtetin serb por vetëm kur marrëveshja arrinë të sjellë reciprocitet.
“E mirëpres letrën dhe mbështetjen e sekretarit Amerikan, Antony Blinken, për prioritet dhe punët tona në punë dhe drejtësi. Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje që prodhon njohje reciproke. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti. /InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1481740519508267017?cxt=HHwWksC-qdzJmZApAAAA