• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Nga 1 marsi fillon zbatimi i tiketave ngjitëse për automjetet

J G nga J G
14 January 2022
në Kosovë
0 0
0
Nga 1 marsi fillon zbatimi i tiketave ngjitëse për automjetet
0
SHPERNDARJE
71
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, nga muaji mars, do të fillojë zbatimin e projektit të tiketave ngjitëse për automjetet, bëjnë të ditur zyrtarë të kësaj ministrie.

Tiketa ngjitëse merret me rastin e kontrollit teknik të automjetit, i cili është i nevojshëm për regjistrimin e tij, dhe ajo duhet të vendoset në një vend të dukshëm të veturës.

Projekti është pezulluar në korrik të vitit të kaluar nga vetë ministria, për shkak të kundërshtimeve të qytetarëve dhe disa deputetëve për të paguar çmimin e tiketës, që pritej të ishte rreth 5 euro.

Në Ministrinë e Mjedisit thonë se kjo pagesë është hequr.

“Nga 1 marsi do të fillojmë implementimin e projektit të ‘tiketave ngjitëse’, me zero kosto për qytetarët dhe pa asnjë ngarkesë për buxhetin e shtetit”, thuhet në një deklaratë me shkrim të kësaj ministrie.

Sipas saj, kjo është arritur falë bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Gjatë kësaj jave, zëvendësministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, zhvilloi një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Sipas zyrtarëve të BQK-së, projekt i tiketave ngjitëse e ka përkrahjen e plotë nga ky institucion.

Pagesën për tiketë ngjitëse të automjeteve e ka marrë përsipër Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS).

Sami Mazreku, drejtor në BKS, konfirmon se dhënia e tiketave do të nisë më 1 mars.

“Me rendësi është që qytetari nuk do të paguajë shtesë, procedurat i zhvillojmë ne. Procedurat i përcakton asambleja si organi më i lartë në byro, që mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës. Për të gjitha këto, do të japim informata në kohë”, thotë Mazreku.

Sipas tij, këto tiketa do ta ndihmojnë Policinë e Kosovës që t’i identifikojë veturat që nuk e kanë kaluar kontrollin teknik dhe rrjedhimisht nuk duhet të jenë në qarkullim.

“Ato vetura që janë të paregjistruara, kur dalin në qarkullim, nuk i paguajnë taksë shtetit, nuk paguajnë pjesën e sigurimit te ne. Në vit, nga veturat e paregjistruara, ne nuk inkasojmë deri në 10 milionë euro. Po ashtu, si byro, ne paguajmë deri në 6 milionë euro dëme që janë pasojë e veturave të paregjistruara”, thotë Mazreku.

Veturat e paregjistruara në Kosovë janë sfidë e madhe për institucionet tash e sa vite.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i këtyre veturave në territorin e Kosovës është mbi 200 mijë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë se do të ndërmarrim disa hapa të koordinuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, për t’i bërë ndryshimet e nevojshme të akteve nënligjore, në mënyrë që të zvogëlohet numri i automjeteve të paregjistruara – gjë që është kriter kryesor për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.

Kartoni i Gjelbër vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj).

Përpjekjet e autoriteteve në Kosovë për anëtarësim në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, po sfidohen nga 2 probleme thelbësore.

Së pari, Kosova nuk është shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe, së 2-ti, në Kosovë ka një numër të madh të automjeteve të paregjistruara, të cilat janë edhe të pasigurta në qarkullim, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se pas tiketave ngjitëse do të vazhdohet edhe me projektin e pajisjeve digjitale – si pilot-projekt për Prishtinën – të cilat do t’i detektojnë automjetet e paregjistruara.

Tags: AutomjetetMinistria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së KosovësTiketa ngjitëse
Postimi i mëparshëm

Memli Krasniqi: Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese

Postimi tjetër

AAK mbështet vendimin e qeverisë për moslejmin e referendumit nga Serbia në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Rritja e temperaturave, IHMK: Në Klinë e Han të Elezit u thyen rekordet
Kosovë

Rritja e temperaturave, IHMK: Në Klinë e Han të Elezit u thyen rekordet

11 August 2025
70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra
Kosovë

70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra

11 August 2025
Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan
Kosovë

Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan

11 August 2025
Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot
Kosovë

Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot

11 August 2025
Reagon Monika pas lajmeve për vdekjen e Aziz Salihut: Ju mbuloftë Zoti me turp…
Kosovë

Reagon Monika pas lajmeve për vdekjen e Aziz Salihut: Ju mbuloftë Zoti me turp…

11 August 2025
Temperaturat e larta, MSH rekomandon masa mbrojtëse ndaj punëtorëve për periudhën 11-15 gusht
Kosovë

Temperaturat e larta, MSH rekomandon masa mbrojtëse ndaj punëtorëve për periudhën 11-15 gusht

11 August 2025
Postimi tjetër
AAK mbështet vendimin e qeverisë për moslejmin e referendumit nga Serbia në Kosovë

AAK mbështet vendimin e qeverisë për moslejmin e referendumit nga Serbia në Kosovë

Lajmet e fundit

Çitaku: Me instruksione të Kurtit, Dehari e shkeli me të dy këmbët Kushtetutën

Çitaku: Me instruksione të Kurtit, Dehari e shkeli me të dy këmbët Kushtetutën

11 August 2025
Haxhiu: Vetëm 4 të dënuar për fajde në Kosovë, ky realitet është alarmues

Haxhiu: Vetëm 4 të dënuar për fajde në Kosovë, ky realitet është alarmues

11 August 2025
Kryeministri i Australisë, Albanese: Do njohim Palestinën

Kryeministri i Australisë, Albanese: Do njohim Palestinën

11 August 2025
Rritja e temperaturave, IHMK: Në Klinë e Han të Elezit u thyen rekordet

Rritja e temperaturave, IHMK: Në Klinë e Han të Elezit u thyen rekordet

11 August 2025
4 burra hanë fasule me rrëmojëse për të thyer rekordin botëror

4 burra hanë fasule me rrëmojëse për të thyer rekordin botëror

11 August 2025
Shqipëri / Gazetarët në protestë për ndërprerjen e sinjalit të News 24

Shqipëri / Gazetarët në protestë për ndërprerjen e sinjalit të News 24

11 August 2025
Nga politika në majën më të lartë të Evropës: Ramush Haradinaj pushton kulmin e Mont Blanc

Nga politika në majën më të lartë të Evropës: Ramush Haradinaj pushton kulmin e Mont Blanc

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu