Tashmë vjedhjet në Kosovë po realizohen pa asnjë problem edhe gjatë ditës, përcjell InLajmi.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjilan ku shitësja ka qenë duke punuar në një supermarket ka hyrë një person i armatosur dhe ia ka vjedhur 60 euro.
E kjo vjedhje është realizuar nën kërcënimin e armës. Pas lajmërimit nga shitësja lidhur me këtë rast, personi i maskuar është larguar në drejtim të panjohur, njofton Policia në raportin e saj, 24 orësh.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Grabitje e armatosur
Gjilan, 13.01.2022-20:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një market, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur arkën me 50-60 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet./InLajmi/