Sali Berisha, ish kryeministri i Shqipërisë së fundmi është munduar ta arsyetojë thyerjen e embargos dhe ndihmën që ia ka dhënë Slobodan Milosheviqit gjatë luftës në Bosnjë, duke e furnizuar me naftë, përcjell InLajmi.
E krejt këtë që e ka bërë Berisha, sipas analistit Imer Mushkolaj është një fyerje e rëndë për kosovarët.
“Një rrenë e madhe dhe një fyerje e rëndë për kosovarët. Në atë kohë Milosheviqi mbillte në Kosovë frikë, dhunë e represion, kurse në Bosnjë arat “i mbillte” me kufoma civilësh të pafajshëm. Pafytyrësia ka emër”,ka shkruar Mushkolaj.
Postimi i plotë i tij:
Sali Berisha është përpjekur dëshpërimisht të arsyetojë thyerjen e embargos dhe ndihmën që ia ka dhënë Slobodan Milosheviqit gjatë luftës në Bosnjë, duke e furnizuar me naftë. Ai ka thënë se kishte vepruar kështu me qëllim që t’i ndihmojë shqiptarët e Kosovës, sepse iu kishin mbetur arat pa mbjellë. Një rrenë e madhe dhe një fyerje e rëndë për kosovarët. Në atë kohë Milosheviqi mbillte në Kosovë frikë, dhunë e represion, kurse në Bosnjë arat “i mbillte” me kufoma civilësh të pafajshëm. Pafytyrësia ka emër!/InLajmi/