Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka ftuar partitë opozitare të mos e përkrahin seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria e Kosovës, duke mos marrë pjesë në të, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë së Kurti po shfrytëzon qytetarët për nevojat e tij dhe që sipas tij kryeministri nuk duhet të gaboj njëjtë si paraardhësit e tij politik.
Sipas Molliqaj skenarët e Kurtit po e mbysin të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Ftesë opozitës: mos merrni pjesë në seancë!
Nevojat e Kurtit nuk janë edhe nevojat e shtetit të Kosovës. Qëllimet e Qeverisë nuk janë edhe aspiratat e qytetarëve të vendit. Ndërsa, koncensusi politik i shërben vetëm metodave perfide të Kryeministrit. Ai ka nevojë për një opozitë që i rri gatitur.
Gabimet e partive opozitare, bërë në të kaluarën, nuk guxojnë ta përcaktojnë as shantazhojnë rrugëtimin e subjekteve politike. Mendësia e “mëkatit fillestar” duhet ndërprerë. Kjo logjikë merr pengje. Veprimi i lirë është jashtë koordinatave të vendosura nga pushteti obstruksionist. Skenaret e Kurtit e defaktorizojnë opozitën dhe e ngulfasin të ardhmen.
Mos merrni pjesë në seancën e së shtunës! /InLajmi/