Ministri i Financave, Hekuran Murati , ka njoftuar se është bërë pagesa e pensioneve për 293 mijë e 347 përfitues, përcjell InLajmi.
Murati ka uruar që ky ndryshim t’iu ndihmojë sadopak familjeve që ta shtyjnë muajin.
Postimi i plotë i tij:
Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293 mijë e 347 përfitues.
Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit./InLajmi/