Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar trajnimi i FSK-së në terrenet e Shqipërisë , trajnim ky që u bë sëbashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Mehaj ka treguar se gjatë këtij trajnimi pjesëtarët e FSK-së janë përgatitur për lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj.
‘’Trajnimi është mbyllur me sukses’’, thotë Mehaj.
Postimi i plotë i tij:
Pas 26 javëve të stërvitjeve, me shumë sukses ka përfunduar trajnimi i Forcave tona Speciale, trajnim ky i realizuar së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri.
Gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë janë përgatitur për: Lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj.
Trajnimi është mbyllur me sukses dhe Forcat tona të specializuara, janë në nivelin më të lartë të përgatitjes./InLajmi/