Edon Zhegrova ka bërë hapin më të madh në karrierë deri tash.
Ylli kosovar ka arritur marrëveshje me kampionin në fuqi të Francës, Lille
Zhegrova ka udhëtuar për në Paris, kurse sot pritet të shkojë për të nënshkruar kontratën e re 5-vjeçare.
Formalitetet për testet mjekësore tashmë janë kompletuar, siç raporton L’Equipe.
Për transferimin e tij, Lille u desh të paguajë rreth 7 milionë euro, pasi Zhegrova kishte kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2023, transmeton Gazeta Express.
Lyon ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e futbollistit kosovar, i cili gjendet në një formë jetësore momentalisht.