Çka po kërkon Fifi nga Donaldi?
Ish-banorja e shtëpisë se Big Brother Vip, Filloreta Raçi-Fifi, gjatë qëndrimit të saj në shtëpi është parë një lidhje e veçantë mes saj dhe konkurrentit, Donald Vishaj, shkruan InLajmi.
Se fundmi Donaldi nuk po ndihej mirë me marrëdhënien e krijuar mes tij dhe banores Beatrix Ramosaj, lidhja e tyre ka pësuar disa kriza kohëve të fundit dhe çifti janë parë të distancuar.
Këngëtarja Fifi si duket po i qëndron pas çdo herë shokut të saj po e përcjell atë dhe po e përkrah në çdo vendim që Donaldi po merr.
Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj Instagram ku shihet ky i fundit i vetmuar në oborr, e që Fifi ka kërkuar nga ai qe të jetë i fortë.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi Fifi dhe Donaldi kanë thirrur njeri-tjetrin me emrin përkëdhelës “Filoqylin”, e që ajo e ka gdhendur tanimë në trupin e saj duke bërë kujtim të përjetshëm. /InLajmi/