• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 11 August, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Britani, krijohet një test PCR i ri më i ndjeshëm për koronavirus

J G nga J G
14 January 2022
në Bota
0 0
0
Britani, krijohet një test PCR i ri më i ndjeshëm për koronavirus
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë krijuar një test të ri më të ndjeshëm PCR për koronavirus. Në ndryshim nga testet akuale PCR, testi i ri rezulton pozitiv vetëm nëse virusi vazhdon të jetë ngjitës. Ky zhvillim vjen rreth më pak se një ditë pas njoftimit të qeverisë britanike për reduktimin e numrit të ditëve që njerëzit duhet të izolohen, në vetëm 5 ditë.

Shkencëtarëve në universitetin ‘Exeter’ iu kërkua të prodhonin një test PCR më të ndjeshëm nga ato në qarkullim. Ata përshtatën testin ekzistues dhe e aplikuan atë në mostrat e marra nga 176 pacientë të shtruar në spital, për të zbuluar nëse virusi ishte potencialisht ende aktiv.

Testet PCR, me të cilat jemi familjarizuar gjatë pandemisë, zbulojnë materialin gjenetik nga një organizëm specifik, siç është koronavirusi. Problemi është se testi jo vetëm që zbulon praninë e një virusi nëse jemi të sëmurë me koronavirus apo nëse jemi infektues në atë periudhë, por ai gjithashtu mund të zbulojë fragmente të virusit edhe pasi nuk jemi më infektues.

Sipas Lorna Harries, Profesoreshë e Gjenetikës Molekulare, në Universitetin e Shkollës Mjekësore ‘Exeter’, testi i prodhuar në këtë laborator funksionon paksa ndryshe. Ai është pozitiv vetëm kur je ende infektues.

“Një test normal PCR është në thelb si një fotokopje molekular, kështu që kërkon praninë e materialit gjenetik të virusit, e përforcon atë dhe e mat në mënyrë që të mund ta shihni nëse është aty ose jo. Testi konvencional nuk bën dallimin mes virusit, i cili është aty dhe aktiv, dhe virusit që ka mbetur pas infektimit. Testi ynë është pak më ndryshe. Ai kërkon posaçërisht për atë pjesë të virusit, që është i pranishëm vetëm kur ai është duke u ndarë në mënyrë aktive, ndaj ai e zbulon virusin vetëm kur ai është aktiv”, thotë ajo.

Harries dhe ekipi i saj filluan të punonin mbi testin e ri PCR, në fillim të pandemisë, që do të thotë se studimi i tyre i botuar në revistën mbi sëmundjet infektive (Journal of Infectious Diseases) nuk përqëndrohej tek variantet e reja, por kryesisht tek ajo se sa infektues ishin njerëzit pas 10 ditësh. Kjo ishte dhe kohëzgjatja që u këshillohej njerëzve që të izoloheshin, në fillim të pandemisë.

Harries thotë se studimi që ekipi i saj sapo ka përfunduar është i rëndësishëm për periudhën e re të izolimit prej pesë ditësh, e sapo shpallur nga qeveria britanike, pasi mostrat janë testuar në periudha të ndryshme.

“Në 5 ditë, një në 3 (persona), pra 1/3 e njerëzve ka të ngjarë të qarkullojnë me nivele ndoshta shqetësuese të virusit aktiv. Ndaj mendoj se në fakt PCR-i ynë është shumë i rëndësishëm”.

Harries beson se testi i prodhuar nga Universiteti ‘Exeter’ mund të përdoret si një mjet diagnostikues për të mbrojtur njerëzit më të prekshëm.

“Gjatë pandemisë në fakt shumica dërrmuese e vdekjeve kanë ndodhur në azile, ndoshta për shkak të zbehjes së imunitetit të siguruar nga vaksina, ndaj mendoj se testi ynë mund të jetë diçka me vlerë, duke ofruar më shumë siguri”.

Profesor Lawrence Young, nëndrejtor i Shkollës Mjekësore në universitetin ‘Warwick’ beson se nuk ka nevojë të ofrohen teste të reja PCR, për popullatën e përgjithshme.

“Nuk shoh ndonjë vlerë në përdorimin e këtij lloj testi PCR si pjesë të procedurave standarde. Mendoj se testet aktuale janë të mjaftueshme. Ky test është i dobishëm në përpjekjen për të dalluar kopjimin (e virusit) pra që të jemi në gjendje të kuptojmë më mirë se për sa kohë njerëzit janë infektues, duke pranuar sigurisht se me përdorimin e PCR-ve aktualë mund të rezultoni pozitivë për një kohë mjaft të gjatë edhe pasi të jeni shëruar nga infeksioni me COVID. PCR-i zbulon vetëm pjesë të vogla të virusit që nuk kanë të bëjnë fare me të qenit infektues, ndërsa ky test i ri arrin ta dallojë një gjë të tillë. Megjithatë mendoj se për qëllime të vetizolimit, testet e thjeshta janë mjaft të mira”, transmeton VOA.

Në Britaninë e Madhe ka patur kundërshti rreth kohëzgjatjes që u kërkohej njerëzve të vetizoloheshin pas infektimit me COVID-19, kryesisht nga bizneset, që janë ankuar për mungesë personeli, shkaktuar pjesërisht nga njerëzit e detyruar të karantinohen. Zonja Harries thotë se zgjatja e periudhës së ilozimit nuk është një gjë që ka gjetur mbështetje. Ajo shton se kur qeveria merr vendime mbi këtë çështje ajo përqiqet të krijojë një ekuilibër mes ndalimit të transmetimit të virusit nga njëra anë, dhe vazhdimit të rrjedhës normale të jetës.

Tags: BritaniaLorna HarriesTest PCR
Postimi i mëparshëm

Kurti i drejtohet Konjufcës me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të shtunën

Postimi tjetër

Ministri Murati ka një lajm të mirë për pagesat e pensioneve

Të ngjajshme Postime

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit
Bota

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Tërmeti masiv në Turqi, Ambasada e Kosovës thirrje kosovarëve në zonat e prekura për kujdes: Kush ka nevojë, të na telefonojë
Bota

Tërmeti masiv në Turqi, Ambasada e Kosovës thirrje kosovarëve në zonat e prekura për kujdes: Kush ka nevojë, të na telefonojë

10 August 2025
Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork
Bota

Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork

10 August 2025
Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan
Bota

Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan

10 August 2025
Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu
Bota

Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët gjithashtu

9 August 2025
Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”
Bota

Ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare, kush është komandanti i misionit legjendar ”Apollo 13”

9 August 2025
Postimi tjetër
Ministri Murati ka një lajm të mirë për pagesat e pensioneve

Ministri Murati ka një lajm të mirë për pagesat e pensioneve

Lajmet e fundit

Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë i nxehtë – Personat e ndjeshëm rekomandohet të kenë kujdes orëve të mesdites

11 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 11 gusht ndër vite?

11 August 2025
Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

Sallatë e ftohtë me patate të pjekura – Receta që nuk duhet t’ju mungojë

11 August 2025
10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

10 shenjat që tregojnë se një burrë ka pëlqim ndaj jush

11 August 2025
Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

11 August 2025
Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

Gazetarët e Al Jazeera-s vriten në sulmin izraelit

11 August 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Vdes një person në QKUK pasi u ther me thikë në Prizren

11 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu