Lulzim Basha e ka kapërcyer jo pak herë pragun e prokurorisë, por kësaj radhe i duhej të dëshmonte për ndodhitë në partinë që ai drejton prej 3 mandatesh.
Kryedemokrati rrëfeu për gati 2 orë se në 8 janar mbledhja e demokratëve që po mbahen në seli u ndërpre për shkak të sulmeve nga jashtë godinës.
Burimet tregojnë se Basha ka nënvizuar se nuk e njoftoi i policinë për të ndërhyrë. Ndërsa ka hedhur poshtë akuzat për prani personash të dyshimtë në godinën blu.
Me insistimin se duhet të hetohen organizatorët dhe përgjegjësit e 8 janarit, kryetari i PD kërkon gjithashtu zbardhjen e protestës.
Kryedemokrati akuzon se organizatorët e protestës së 8-të janarit përdorën mercenarë, që sidoqoftë siç këmbëngul edhe Berisha nga ana tjetër duhet ti gjejë prokuroria.
Akuzat e demokratëve për njëri tjetrin janë zhvendosur nga podiumet e politikës para drejtësisë, shkruan Top Channel.
Në prokurori dha deklaratën e tij dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi që ka përshkruar me detaje se si u sulmua selia dhe se ai mbasi telefonoi 2 herë policinë për të ndërhyrë, herën e 3-të mbasi kishte njoftuar edhe ndërkombëtarët ajo i është përgjigjur.