Në fshatin Doberdol të Podujevës, 4 persona hynë me forcë një shtëpi, ku njëri nga të dyshuarit pasi erdhi policia ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, përcjell InLajmi.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për gazetën InLajmi se nuk ka persona të lënduar.
Gjithashtu ajo theksoi se janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur 4 persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /InLajmi/