Ditë me parë në Shqipëri u organizua protestë nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundrejt kryetarit aktual të kësaj partie Lulzim Basha, përcjell InLajmi.
Në këtë protestë morën pjesë shumë qytetarë ku kishte vendosur të bashkëngjitej edhe reperi nga Shqipëria, Stresi.
Si pasoj e kësaj proteste gjatë ditës së sotme para trupit gjykues kanë dalë të arrestuarit e kësaj proteste në mesin e tyre edhe reperi Stresi.
Stresi përmes një video mesazhi ka falënderuar të gjitha ata që kanë ndarë kohën përmes një mesazhi ti tregojnë që janë në mbështetje të tij.
“Shihemi shumë shpejt, iu falënderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë. Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Iu përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur.“, shprehet reperi.