Para disa ditësh ka ndodhur një aksident në magjistralë Prishtinë-Podujevë në fshatin Lupç në mes 3 automjeteve, ku humben jetën 3 persona , përcjell InLajmi.
Pas kësaj kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marr për iniciative t’u dal në ndihmë 3 familjeve që humbën të dashurit e tyre.
Ai ka ndihmuar me mjete financiare duke iu dhuruar nga 500 euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit të të ndjerëve.
Postimi i tij i plotë:
Familjeve të 3 viktimave, që pësuan në aksidentin tragjik në Lupç gjatë javës së kaluar, si kryetar i Komunës ua kam ndarë nga 500 euro, në mënyrë që sado pak t’u ndihmojmë në mbulimin e shpenzimeve të ceremonive mortore. /InLajmi/