Shumë fytyra publike janë ftuar për të qenë pjesë e spektaklit më të madh që po mbahet në Shqipëri “Big Brother Vip” , përcjell InLajmi.
E ndër ta ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare Rozana Radi, e cila e ka refuzuar këtë ftesë.
Së fundmi ajo ka publikuar një pyetësor në profilin e saj në Instagram, ku ishte pyetur nëse kishte marrë ndonjë ftesë që të jetë pjesë e këtij show-i.
“Po, për shkak të angazhimeve të shumta që kam jashtë, e kisha të pamundur të isha pjesë e Big Brother”, është përgjigjur këngëtarja./InLajmi/