Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga Rahoveci është arrestuar pasi që ka shtën me armë zjarri, përcjell InLajmi.
I arrestuari ka shtënë me armë për t’i frikësuar 2 burra të tjerë duke marrë dru në malin e tij.
Me vendim të prokurorit 2 të dyshuarit janë liruar, ndërsa personi që ka shtën me armë i është sekuestruar arma dhe është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Retin e Ultë, Rahovec, 11.01.2022-22:15.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti derisa i ka takuar 2 të dyshuarit meshkuj kosovarë duke prerë dru në pyllin e tij, i ka frikësuar duke shtënë me armë zjarri në ajër derisa njësiti përkatës policor ka arritur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit nga i njëjti është sekuestruar një pushkë gjuetie dhe është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar. /InLajmi/