Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shkruar disa fjalë për ish-nënkryetarin e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili gjendet në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës, përcjell InLajmi.
Musliu ka thënë se që 22 vite e njeh Haradinaj dhe sipas saj, ai nuk ka ndryshuar kurrë.
Ajo gjithashtu ka thënë se me paraqitjen e tij para trupit gjykues edhe njëherë ju dha infuzion liridashësve, dhe e ka dëshmuar se trimat pranojnë edhe të dënohen pa fakte por kurrë ta turpërojnë e ta shesin vendin e vet.
Tutje, deputetja e PDK-së i ka thënë ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së mbahu i fortë dhe se Liria e Kosovës mbanë emrin e tij dhe vuajtjet e familjes së tij.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Që 22 vite që të njoh, Ti nuk ndryshove asnjëher Nasim Haradinaj. Me paraqitjen tënde para trupit gjykues edhe njëher ju dhe infuzion liridashësve. Deshmove se trimat pranojnë edhe të denohen pa fakte por kurr ta turprojnë e ta shesin vendin e vet.
Mbahu i fortë Hero #NasimHaradinaj Liria e Kosovës mbanë emrin tënd dhe vujtjet e familjes tënde! /InLajmi/