Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se ka miratuar një buxhet shtesë në vlerë prej 22.3 milion euro, për pagesën e pronave dhe vendimeve gjyqësore, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se janë bërë një sërë pagesash në kuadër të këtij buxheti.
‘’Për më shumë, për vitin 2022 me kërkesën e MMPHI-së, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndarë 57 milion Euro vetëm për shpronësim të pronave dhe me këtë buxhet është krijuar mundësia që të zvogëlohen në masë të madhe borxhet e trashëguara të shpronësimit si dhe të fillojnë projekte të reja infrastrukturore për nevoja të qytetarëve të Republikës së Kosovës’’, thuhet tutje në njoftim.
Njoftimi i plotë nga MMPHI:
Marrë parasysh gjendjes së krijuar nga vitet e mëparshme, Kabineti i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas një analize të detajuar të fakteve dhe pasqyrimit real të gjendjes nga Departamenti i Shpronësimit, me qëllim të zvogëlimit të borxheve për shpronësim, në pjesën e 2 të vitit 2021, ka arritur që të siguroj buxhet shtesë në vlerë prej 22.3 milion Euro, për pagesën e pronave dhe vendimeve gjyqësore.
Me buxhet total prej 24.3 milion Euro, MMPHI ka bërë pagesën për një numër të konsiderueshëm të:
– Vendimeve Gjyqësore të Plotfuqishme të Gjykatave
– Pronave të shpronësuara për nevoja të realizimit të Projekteve me Interes Nacional për:
– Rrugën Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë;
– Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë,;
– Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.;
– Rrugët – Hyrja e Qytetit Prizren, Hyrja e Qytetit Ferizaj, Hyrja e Qytetit Gjilan etj.
Për më shumë, për vitin 2022 me kërkesën e MMPHI-së, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndarë 57 milion Euro vetëm për shpronësim të pronave dhe me këtë buxhet është krijuar mundësia që të zvogëlohen në masë të madhe borxhet e trashëguara të shpronësimit si dhe të fillojnë projekte të reja infrastrukturore për nevoja të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Historiku:
Bazuar në Raportet e Punës është konstatuar se obligimet e trashëguara për pagesën e pronave të shpronësuara ishin mbi 184 milion Euro, ndërsa buxheti i ndarë për vitin 2021 kishte qenë vetëm 2.3 milion Euro, i cili buxhet në asnjë aspekt nuk do mund të mbulonte as pagesat e disa vendimeve gjyqësore të cilat ishin të shumta dhe vazhdimisht në rritje.
Departamenti i Shpronësimit, gjatë tërë kohës është përballur me obligime buxhetore (borxhe) ndaj pronarëve të pronave të shpronësuara për Projekte me interes nacional si (Rrugë Nacionale, Autostrada etj.) dhe në njërën anë obligimet për shpronësim rriteshin, në anën tjetër buxheti ishte zvogëluar, kështu duke qenë e pamundur që me një buxhet të tillë të paguhen borxhet e krijuara gjatë procesit të shpronësimit./InLajmi/