Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në lidhje me vendimin e djeshëm që u bë për rritjen e pensioneve në vendin tonë, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%.
Tutje kryeministri Kurti tha se në vitin 2022 po planifikojnë të fillojnë me ndryshimin e sistemin pensional në mënyrë që të sigurohet pesnion i dinjitetshëm për të gjithë pensionistët.
Postimi i plotë i tij:
Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë.
Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë./InLajmi/