Po vazhdon seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ku nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është duke u marrë në pyetje lidhur me shpërndarjen, publikimin e materialit të ndjeshëm,konkretisht flitet rreth provës së 6, raporton InLajmi.
Derisa në provën numër 6 të Gjykatës, dëgjohet kur Haradinaj e ritheksoi 2 herë që çështja e materialit ka qenë në interes publik, derisa lidhur me këtë dha këtë përgjigje.
“Ishte në interes publik se e kam thënë ma herët. Kemi qenë shumë të sulmuar. Kritikat nuk kanë ardhur për shkak të këtyre dokumenteve, të bazuara nga kordinatori i juaj numër 2. Por janë të disa dëshmitarëve, ju i keni 3 dëshmitarë kanë thirrë konferenca privatisht. Konferencë në mes qytetit. Shkruajnë vullnetarisht. Këtë kundërshtim me juve se kemi bë prej asaj dite që kanë ardhur dokumentet. I kemi bë këto kundërshtime nga dëshmitarët që i keni këtu. Se kemi ditë saktë as sa i keni të juajat, as me qëllim. Ka qenë interes publik me ditë çka na ka ardhur. Nuk jam ka i iki përgjegjësive. Atë punë që e kam bë, nuk pendohna as tash. Kemi treguar se këto letra, kanë ardhur, s’kemi bë diçka ma shumë. Me pas dashur i kisha ba publike, por se kam bërë”, tha ai./InLajmi/