Nga Koloseu, në Koloseum. Getafe CF ka zyrtarizuar ardhjen e 2 spanjollëve të Romës, Borja Mayoral dhe Gonzalo Villar.
Mayoral ka luajtur 55 ndeshje për Romën, ku ka shënuar 18 gola, por që me ardhjen e Mourinhos ai humbi edhe besimin në skuadër.
Villar vjen nga Roma në formë huazimi deri në fund të sezonit, përcjell IndeksOnline
2 spanjollët llogariten transfere të duhur për Quique Sanchez Flores në përpjekjen për ta mbajtur në La Liga skuadrën nga paralagja e Madridit.