Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj fituan mundësinë të shohin një film brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, pasi edicioni i lajmeve që ata imituan, ishte videoja më e klikuar në “Youtube”.
Këngëtarja krijoi atmosferën romantike, duke ndezur qirinjtë në oborrin e shtëpisë, ndërsa morën verë dhe kokoshka dhe u ulen pranë njëri tjetrit. Por, një banor i huaj dhe i përkohshëm, i maskuar si ari, që ka hyrë në shtëpi si provë për konkurrentët që nuk duhet të reagojnë, u ul bashkë me çiftin. Artistët u përpoqën të mbanin të qeshurat, ndërkohë që ariu u mori kokoshkat dhe u ul pranë Beatrix, transmeton Top Channel.
Mbrëmja romantike erdhi pas tensioneve në çift. Në spektaklin e të martës, Beatrix shprehu rezervat e saj dhe tha se Donaldi nuk sillet aq i afërt si më parë, ndërsa më vonë, aktori i tha se ndoshta do ishte më mirë që Beatrix të ishte vetëm dhe lidhjen ta shikonin në një moment tjetër, jashtë shtëpisë.