Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar në lidhje me përgjimin e liderëve të opozitës ruse në Beograd, përcjell InLajmi.
Von Cramon është shprehur e shokuar me këtë lajm, se Aleksandër Vulin ka përgjuar opozitarët rus në Beograd, dhe këto përgjime ua ka dërguar shërbimit inteligjent të Rusisë.
“Jam e shokuar me lajmet për përgjimin e liderëve të opozitës ruse në Beograd dhe dërgimin e tyre tek shërbimi inteligjen i Rusisë. Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve në territorin e vet”, ka shkruar Von Cramon./InLajmi/