• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 29 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Blinken-Kurtit: SHBA-ja do të bashkëpunojë për sigurimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
13 January 2022
në KRYESORE
0 0
0
Blinken-Kurtit: SHBA-ja do të bashkëpunojë për sigurimin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i SHBA-ve, Antony Blinken, i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurtit, ku edhe ka premtuar se SHBA-ja do ta ndihmojë Kosovën për të arritur qëllimet e përbashkëta, përcjell InLajmi.

Blinken ka lavdëruar Kosovën, duke thënë se ka treguar lidership sa i përket sigurimit të strehimit të afganëve pastaj edhe në vendosjen e FSK-së përkrah ushtrisë së SHBA-së në Kuvajt.

Tutje Blinken sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë thirrje që të vazhdohet dialogu, duke premtuar se SHBA-ja do të bashkëpunojë, që të sigurohet marrëveshja e vonuar në mes Kosovës e Serbisë si dhe të bëhet njohja e ndërsjellë në mes 2 vendeve.

Gjithashtu Blinken ka thënë se duhet edhe të arrihet marrëveshja për energjinë elektrike në veri të Kosovës si dhe t’i kushtohet rëndësi edhe çështjes së të pagjeturve.

Sipas Blinken, mbështetja e vendimeve gjyqësore, në veçanti vendimeve që ndërlidhen me të drejtat e minoriteteve, do të ketë efekt pozitiv për Kosovën.

Në fund thotë se Kosova duhet të punojë ngushtë me ambasadorin Hovenier dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Përendimor, Gabriel Escobar duke qenë se ata janë të përgatitur ta ndihmojnë Kosovën.

Letra e plotë e tij:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Antony J.Blinken.

Sekretari Blinken ka thënë se marrëdhënia ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur. Duke i strehuar me zemërgjerësi afganët që janë në pritje të rivendosjes, Kosova po tregon lidership në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët mund të mbështeten, ka shkruar z. Blinken. Ngjashëm, ka thënë ai, vendosja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e SHBA-së në Kuvajt, vë në pah kapacitetin në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.

“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar në letër Sekretari Blinken.

Lidhur me raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Sekretari Blinken ka thënë se natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mbetet një pengesë e madhe ndaj anëtarësimit dhe integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, i cili është një qëllim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar z. Blinken.

Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, Sekretari Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara, shpresojnë në lidershipin tuaj personal për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të vendit tuaj, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar z. Blinken.

Mbështetja e vendimeve gjyqësore, në veçanti vendimeve që ndërlidhen me të drejtat e minoriteteve, do të kishte efekt të ngjashëm pozitiv dhe është në harmoni me prioritetet e qeverisë tuaj për fuqizimin e sundimit të ligjit, ka shtuar ai.

“Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të 2 janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të 2 janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony S. Blinken. /InLajmi/

 

 

Tags: Albin KurtiAntony BlinkenSHBA-ja
Postimi i mëparshëm

Konjufca: Problem është kur Kurti e Rama janë në drejtime të kundërta për çështje madhore

Postimi tjetër

Bulliqi, sulmi kundrejt Policisë së Kosovës është akt i papranueshëm

Të ngjajshme Postime

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur
KRYESORE

Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur

27 June 2025
Postimi tjetër
Bulliqi, sulmi kundrejt Policisë së Kosovës është akt i papranueshëm

Bulliqi, sulmi kundrejt Policisë së Kosovës është akt i papranueshëm

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu