2.992 është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve kanë rezultuar pozitiv 424 nga 6.360 testime.
Gjithashtu është shënuar një rast i vdekjes. Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284. /InLajmi/