Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka biseduar përmes telefonit me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borell, përcjell InLajmi.
Kjo bisedë telefonike si duket ka pas për qëllim të përcjell një informacion tek serbët të cilët jetojnë në Kosovë.
Kurti ka informuar shtetasit serbë në Kosovë së kanë 2 mundësi për të votuar referendumin Serbë, e para ajo më postë ose opsionin e 2-të përmes zyrës ndërlidhëse në Prishtinë.
Sipas Kurtit në territor të një shteti sovran asnjëherë nuk është praktikuar referendum.
“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, ka shkruar ai. /InLajmi/