Në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, është duke diskutuar për një deklaratë që ai e ka dhënë para se të arrestohej lidhur me vlerësim se nuk po mbrohen dëshmitarët, përcjell InLajmi.
Derisa u tha në Gjykatë si provë materiale, u tha për Haradinaj se nuk po i mbron as dëshmitarët e vet.
“Se kemi ditur, kemi pasur dyshime tona. S’kemi pas siguri me daklaru këtë që po e thuani ju.Nuk na u është thënë asgjë shtesë, veç kemi urdhër me marrë. Nuk është opinion i jemi. Ju kam referu medieve e shkrimeve në medie, shqetësim e mbjellën tek të gjithë na mediet dhe opinionet. Referimi i një thënie që na u është thënë gjatë paneleve, që nuk duhet të dalin emrat e dëshmitarëve. E kam ripërsëritur thënien e tyre”,tha Haradinaj.
Nga gjykata është insistuar disa herë për një përgjigje se a është gabim të nxirren emrat e dëshmitarëve.
“Është thënie që e kemi marrë nga panele lidhur me këtë”,shtoi tutje ai./InLajmi/