Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, ka vazhduar dëshminë e tij në Speciale lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të, raporton InLajmi.
Pas pyetjeve nga prokurori, Haradinaj me shumë nervoz dhe mllef i ka kthyer përgjigjet e tij.
Gjatë gjykimit, prokurori ka lëshuar një pjesë nga debati ku Haradinaj ishte pjesëmarrës, aty u përmend edhe gazetari Milaim Zeka.
E për këtë ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Haradinaj ka thënë se Zeka ka ndryshuar mendim, pasi që në fillim mendonte se OVL UÇK i ka nxjerrur dokumentet.
“E ka ndryshu mendimin, sepse na ka akuzu neve për këto. Është një prej gazetarëve që të bën nervoz dhe don me nxjerr diçka”, ka thënë ai. /InLajmi/