Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka vizituar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, për t’i uruar mandatin e radhës, njëherësh edhe për të biseduar për projekte të ndryshme për Drenasin, përcjell InLajmi.
Ai lavdëron qeverisjen e kryetarit të Drenasit, duke thënë se qeverisja e mirë u rikonfirmua prapë nga qytetarët.
Gjithashtu Kastrati ka premtuar bashkëpunim me Lladrovcin, duke theksuar se çdo nevojë që e identifikojnë për Drenasin, ai do ta adresojë në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Në Drenas me kryetarin e komunës Ramiz Lladrovci për t’i uruar mandatin e radhës
Qeverisja e mirë u rikonfirmua nga qytetarët e Drenasit. Së bashku me kryetarin Lladrovci biseduam se si mund ti koordinohemi për të lobuar projekte të ndryshme për Drenasin. Nevojat që kryetari Lladrovci me ekipën e tij i kanë identifikuar për Drenasin unë do të vazhdoj ti adresoj në mënyrë konsistente në kuvendin e Kosovës.
Na priftë e mbara! /InLajmi/