Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lagjen “Kalabria” në Prishtinë një burrë ka raportuar se një person ka hyrë në vendin e tij të punës dhe ka grabitur një shumë të parave, përcjell InLajmi.
Sipas raportuesit i njëjti punonte në një pomp derivatesh dhe grabitësi e ka kanosur me armë zjarri dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.
Policia është duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Lagjja Kalabri, Prishtinë 11.01.2022-16:08.Viktimamashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në vendin e punës-pompë derivatesh, ka hyrë një person i armatosur dhe duke kanosur me armë viktimën, i ka grabitur një sasi të konsiderueshme të parave të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokuror. /InLajmi/