Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, me muzikën e saj ka bërë për vete dëgjues nga e gjithë bota.
Duke jetuar e vepruar në Britani të Madhe, Lipa po shijon suksese të mëdha në njërën prej platformave më të madhe në botë, Spotify.
Së fundmi është bërë e ditur se 26 vjeçarja është bërë artisjta e 4 grua më e dëgjuar në këtë platformë.
Me 18 mijë e 229 miliardë dëgjime nga e gjithë bota, Lipa tanimë ka më shumë dëgjime sesa ylli i muzikës, Rihanna (18 mijë e 226). E para saj janë vetëm Taylor Swift, Ariana Grande dhe Olivia Rodrigo, shkruan KultPlus.
Në anën tjetër, Lipa është artistja e 21-të në listën e këngëtarëve më të dëgjuar ndonjëherë.