Mbrëmjen e së martës, një autobus i nisur nga Kosova me disa mërgimtarë është aksidentuar në Krushevc të Serbisë, përcjell InLajmi.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se në autobus kur ka ndodhur aksidenti kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej 16 kanë marrë lëndime.
Pas që kanë pranuar trajtimin mjekësorë udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre që destinacion ishte Slllovenia.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është bërë e ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me Zyrën Ndërlidhëse në Beograd.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës:
Njoftim lidhur me aksidentin në Krushevc
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton opinion publik se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin tranzit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat.
MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra jonë Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore.
Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.
MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve. /InLajmi/